Fahri Fazliu është liruar pas arrestimit dhe mbajtjes për një kohë, në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë

Veprimtari i njohur, Fahri Fazliu,  është liruar pas arrestimit dhe mbajtjes për një kohë  në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë. Fahri Fazliu është nipi i heronjve: Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8-vjeçar. Para 3 viteve ka qenë i ftuar në Hagë në cilësinë e dëshmitarit. Kundër arrestimit të tij, ka reaguar përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i cili ka thënë se Gjykata ilegale Speciale, në mungesë të fakteve për krime lufte, vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë. Krimin që po e bën Prokuroria e Gjykatës Speciale  do t’i kthehet bumerang vet asaj, dhe le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se nuk mund të na nënshtrojnë as ata, ashtu siç nuk na ka nënshtruar as pushtuesi. Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh”, ka pyetur Faton  Klinaku në  një postim, të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku me kritika ndaj qasjes aktuale diplomatike të Qeverisë së Kosovës

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka komentuar sot mënyrën se si …