Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. Plani, i cili u miratua me rekomandimin e Avokatit të Popullit të Spanjës,  përfshin masa për të parandaluar, riparuar dhe shlyer borxhin me viktimat, tha ministri i  Drejtësisë Felix Bolanos. Masat, të cilat do të zbatohen deri në vitin 2027, janë të përshtatura në pesë akse veprimi: njohja dhe dëmshpërblimi, kujdesi për viktimat, parandalimi, edukimi për ndërgjegjësimin dhe zbulimi dhe hetimi i rasteve, ka thënë Bolanos. Ai ka deklaruar se bisedimet me Kishën, roli i së cilës do të ishte thelbësor në zbatimin e planit, tashmë kanë filluar. Kisha e ka njohur ekzistencën e këtyre abuzimeve dhe po punon se si të kompensojë viktimat e abuzimeve që ata njohin se kanë ndodhur”, ka thënë ministri spanjoll, Bolanos.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …