Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në Fshat të Vjetër

Paraditen e sotme, në Fshat të Vjetër të komunës së Ferizajt, u shënua Dita e Shkollës të këtij fshati si dhe u përurua Salla e Sporteve e sapo përfunduar në këtë fshat. Në këtë ngjarje, mori pjesë drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani bashkë me zyrtarë nga kjo drejtori si dhe drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani. Drejtori Llabjani në fjalën e tij në këtë ngjarje, të pranishmit i uroi për këtë Ditë të shkollës si dhe për investimin e sapoinauguruar, Sallën e Sporteve në Fshatin e Vjetër. “Ky aset që i shtohet shkollës, ky investim nga Komuna e Ferizajt, bën që  institucioni juaj shkollor, të jetë më i begatë, me më shumë mundësi për nxënësit, duke investuar për shëndetin e të ardhmen e tyre, pasionin për sportin dhe zhvillimin e tij, andaj kjo është një arsye më shumë, një rast për t’u festuar e gëzuar nga ana e të gjithë neve” tha mes tjerash drejtori Llabjani. Me fjalë të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori i shkollës, Gazmend Fazliu gjersa mësimdhënësit e shkollës bashkë me nxënësit kishin përgatitur një program të pasur kulturor-artistik të cilin e prezantuan në këtë ngjarje.

May be an image of 8 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sesion informues mbi zhvillimin e Komunitetit

Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë, është mbajtur Sesioni Informues me Fondacionin Kosovo-Luxemburg, …