leoni

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty nga afër ka përcjellë punimet që janë zhvilluar në disa projekte infrastrukturore, konkretisht të asfaltimit të rrugës në drejtim të Xhamisë së fshatit por edhe të rrugëve  “Qëndresa”, “Luftëtareve të lirisë “,  “Salih Zenuni”, rrugën e varrezave dhe një rruge lagjore. Kryetari Haliti i ka falënderuar banorët e Lubishtës për pritjen e tyre të ngrohtë, të cilët gjithashtu u shprehën të lumtur me realizimin e këtyre projekteve. Po ashtu ditë me parë është asfaltuar edhe rruga “Avdulla Emini” si dhe është ndërtuar dhe rregulluar rruga bujqësore që lidhë Lubishtën me Buzovikun. Kryetari Haliti është zotuar, se si kryetar i komunës së Vitisë do të vazhdojë të realizojë edhe shumë projekte të tjera në interes të gjithë qytetarëve vitias.

Mund të jetë një imazh i 7 persona

Kontrolloni gjithashtu

Policia dhe nxënësit sensibilizojnë qytetarët për sigurinë në trafik në Malishevë

Sot, në Malishevë, u zhvillua një aktivitet i veçantë për rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë …