Sot më 24 prill mbahen zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Sot më 24 prill mbahen zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në garë për zgjedhjet për kryetarin e këtij shteti janë shtatë kandidatë, dy prej tyre shqiptarë. Garuesit dhe partitë e tyre kanë hedhur akuza për afërsinë e disa prej kundështarëve politikë me Federatën Ruse apo për pengimin e proceseve të integrimit të vendit drejt BE-së. Kryetari  i ri pritet të zgjidhet në balotazh më 8 maj, kur mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Kandidatët për në Maqedoninë e Veriut janë: presidenti aktual Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Bujar Osmani nga Fronti Evropian, Arben Taravari nga koalicioni VLEN, Biljana Vakovska e mbështetur nga e Majta, Maxim Dimitrievski ZNAM dhe Stevço Jakimovski nga GROM. Për zgjedhjet presidenciale, në listën zgjedhore janë regjistruar 1.814.317 zgjedhës. Në Maqedoninë e Veriut, janë të regjistruar 1 milionë 713 mijë e 758 zgjedhës, ndërsa jashtë vendit apo zyrat konsullore mund të votojnë 2.569 zgjedhës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …