leoni

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i diasporës për zgjedhjet presidenciale. Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani, është në udhëheqje me një dallim të konsiderueshëm ndaj kandidatit të VLEN, Arben Taravari. Në këtë fazë paraprake të votimit, Bujar Osmani ka marrë 2011 vota, ndërsa Arben Taravari ka marrë 560 vota, tregon të njëjtën burim. Ky votim i diasporës, i cili përfshin edhe votat e të burgosurve dhe të sëmurëve, është një ndër momentet e rëndësishme të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni. Nënkuptohet se mbështetja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për kandidatin e VLEN, Arben Taravari, nuk ka arritur të sjellë ndryshime në këtë fazë të votimit në diasporë, përkundër përpjekjeve të tij në fushatën zgjedhore dhe dërgimit të ministrave në këtë drejtim. Zgjedhjet presidenciale vazhdojnë, me votimin në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …