Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Kufiri përcaktohet me parametra shkencorë, ndërsa pazaret politike janë tradhti

Në një postim të tij ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi  thotë se qytetarëve të Kosovës shpesh po iu  bie të dëgjojmë e mësojmë lloj-lloj “xhevahiresh”. E njëra nga këto është  ajo që këto ditë e tha akademiku – kryeministër?! “Demarkacioni nuk është shkencë, por është çështje politikë”! Zbulim epokal i cili mund të krahasohet me zbulimin e rrotës, apo jo?! Kësaj që e ka thënë kryeministri mund t’i themi: Vetëm shkenca e përcakton demarkacionin mbi bazën e parametrave shkencorë. Ndërsa, parametrat politikë te kryeministrit, nuk mund të jenë gjë tjetër veçse, parametra të tradhtisë! Të përfundojmë: Parametrat “politik” të kryeministrit e të aleatëve të tij, nuk janë gjë tjetër, veçse përpjekje për t’ju ikur ndjekjeve penale!

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për më shumë dashuri, përkrahje dhe trajtim të barabartë për personat me Sindromën Down

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, lideri i Aleancës për Ardhmërinë …