Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për mbrojtjen e duhur për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prej vitesh gjendet në paraburgim. Në njoftimin e këtij fondacioni është thënë se mbështetja financiare është e nevojshme për një mbrojtje të mirëfilltë juridike. “Në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë në Hagë, Hashim Thaçit i duhet përkrahja juaj! Ndihmoni edhe ju për t’i siguruar mbështetje financiare që i mundëson mbrojtje të mirëfilltë juridike”, është thënë një njoftimin e publikuar në “Facebook”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
