Azgan Haklaj

Azgan Haklaj: Beteja për Shkupin mes Uashingtonit dhe Kremlinit

Beteja për Shkupin mes Washingtonit dhe Kremlinit! Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut konfirmoi jo vetëm paprekshmerinë e autoritetit të BDI-së dhe të shqiptarëve Ali Ahmeti por dhe me kuota të rritura elektorale.

Duket qartë se shqiptarët dinjitozë dhe patriotë janë mirnjohës për luftën çlirimtare të udhëhequr nga Ali Ahmeti që ju hoqi prangat e dhunës, përçmimit, denacionalizimit, deskriminimit, shpopullimit dhe përçmimit si komunitet etnik nga falangat sllavo-maqedone për dhjetëra dekada. Po ashtu shqiptarët dinjitozë e atdhetarë u duk qartë se ruajnë të paprekur në subkoshiencën e memorien e tyre mbi dy dekada luftë politike e strategji të mirëmenduar nga Ali Ahmeti në këtë shtet ku intervenojnë qindra influenca serbo-ruse, për të rikthyer jo vetëm autoritetin moral e lirinë e shqiptarëve por duke avancuar në faktorizimin e tyre institucional shtetëror. Rezultatet e sotme dhe realiteti janë të pakonceptueshme edhe në imagjinatën më të avancuar të dikujt 22 -vite më parë.

Por realiteti eshte kokefortë dhe gjakftohtë. Një Maqedoni dikur e dominuar nga fryma e dhuna sllave, sot eshte Maqedonia e Veriut që ka në qendër të metropolit të saj duke u valëvitur flamurin e Kombit Shqiptar dhe monumentet e Skenderbeut e Nënës Terezës. Një Maqedoni që në këtë fillim shekulli e kishte herezi gjuhën shqipe sot ka disa universitete shqiptare ku studjojnë krenarisht të rinj e të reja nga të gjithë trevat tona etnike. E cila fantazi e kritizerëve mediokër në mos të shitur do ta mendonte se shqiptarët do përfaqësoheshin jo vetëm me deputetë dhe kryetarë komunash në të gjithë vendin por kryetar parlamenti, kryeministër, ministra e zv/ministra të portofoleve kryesore të këtij shteti? Siç është i saktë postulati “Liria ka emer: “UÇK”, është po aq i saktë konstatimi real se kjo tablo e arritjeve të tilla të paimagjinueshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ka emër të përveçëm: “Ali Ahmeti dhe BDI”.

Por zgjedhjet e fundit presidenciale dhe ato parlamentare po evidentojnë një anë tjetër të Ali Ahmetit ku materializohet jo vetëm strategjia dhe nuhatja politike por dhe ana e tij humane dhe perëndimore europiane. Ai duke njohur dhe vlerësuar principet njerëzore e politike të bashkëekzistencës në një shtet multietnik arriti të tubojë rreth vetes parinë politke të komuniteteve pakicë me një qëndrim thellësisht demokratik me vizion të qartë euroatlantik. Natyrisht që është e lehtë ta dezinjosh këtë histori në letra e imagjinatë por është e vështirë ta materializosh. Dhe kalvari i veshtirësive është akoma i freskët e në mos dhe sot vazhdon…. Vetëm një gjeni politik, një idealist e atdhetar me kurajo të pashoq si Ali Ahmeti arriti të gërshetojë e ti jetësojë interesat jetike e përspektive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

E gjithë kjo luftë e ky realizim epik ka ndodhur në një fushë të minuar siç vijon të jetë Maqedonia e Veriut, minuar nga nacionalizmat e influencat hegjemoniste maqedone, serbe, bullgare e greke duke pasë frymëzim anti shqiptar e anti shtet të dirigjuar në Kremlin. E për paradoks e fatkeqësi kombëtare që na ndodh shpesh në histori këtij kori malinj anti shqiptar i bashkohen si në kohët e fundit me ose “pa dashje”, nga etja për protagonizëm dhe mitomania e egoizmi disa liderë shqipfolës si Albin Kurti apo ish-presidenti Ilir Meta (Metaj) Këto gjeste eshte që u manifestuan në kulmin e fushatës elektorale në Maqedoninë e Veriut për ta definuar me epitetin më të lehtë janë mjerim e miopi për të mos thënë troç: Tradhti. Ndaj është rasti i vetëm sot që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të ndezin sinjaliin “SOS” për të mirën e vet dhe të bashkojnë votat dhe vullnetet pranë koalicionit proeuroatlantik të Ali Ahmetit. Reflektimet dhe deshpërimi pas kuvendit nuk kanë vlerë.

Është rast unik jo vetëm për shqiptarët por për ç’do komunitet që aspiron një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik të përqafojnë filozofinë e Ali Ahmetit. Nëse do këtë lajthitje kjo do jetë rruga e hapur për kalin e Trojës së gatitur në Kremlin e po shalohet në Beograd jo vetëm për destabilizim por edhe për ndarje e shkatërrim të shpejtë të këtij shteti, anëtar i NATO-s dhe aspirues potencial për t’ju bashkuar Unionit Europian.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …