Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Qytetarët e Kosovës po i mashtrojnë se mund t’ i realizojnë të drejtat e tyre në Strasburg, për krimet gjatë luftës

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka folur rreth deklaratave të fundit të zyrtarëve shtetërorë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Duke treguar se për çfarë mund ta përdorin qytetarët e Kosovës anëtarësimin në Gjykatën e Strasburgut, ai ka hedhur poshtë mundësinë që aty të bëhen padi për krime lufte. “Nuk ka lidhje kjo gjykatë me krimet e luftës. Në mënyrë të njëjtë, as familjarët e të zhdukurve nuk mund të padisin Serbinë për personat e pagjetur. Kjo është kështu për shkak se  kjo gjykatë nuk mund të ketë juridiksion për situatat dhe gjendjen e krijuar në kohën kur Kosova nuk ka qenë shtet sovran dhe i pavarur. Profesor Enver  Hasani ka thënë se qytetarët e Kosovës janë duke u mashtruar brutalisht kur po u thuhet se mund t’i realizojnë të drejtat e tyre në Strasburg për krimet që kanë pësuar gjatë periudhës së luftës. “Është një mashtrim brutal i njerëzve dhe lojë me ndjenjat e tyre, kur thuhet e premtohet se pas anëtarësimit tonë në Këshill të Evropës, individët dhe familjarët e goditur nga fatkeqësitë e luftës mund të realizojnë të drejtat e tyre në Strasburg”, ka thënë profesor Enver Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …