Guiterres i kërkoi kryeministrit Albin Kurtit, të marrë masa për të ndaluar sulmet ndaj gazetarëve e shoqërisë civile

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Guiterres, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, për sjelljen e tij të papërgjegjshme ndaj gazetarëve, duke e akuzuar se kjo sjellje dëmton reputacionin e Kosovës, veçanërisht në një kohë kur vendi po lufton për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Basha kritikoi publikisht RTK, dhe gazetaren që po e intervistonte, duke i lidhur ata me Serbinë dhe duke u përpjekur të diskreditojë rolin e tyre në shoqëri. Guiterres u shpreh i zhgënjyer nga sjellja e Bashës dhe e quajti atë të papranueshme, duke shtuar se gjuha e tij përveç se e papranueshme, po përhap rrezik. Sulmet dhe frikësimet e vazhdueshme nga deputeti i Vetëvendosjes kundër gazetarëve dhe organizatës së gazetarëve, Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, janë të papranueshme në një shoqëri demokratike. Guiterres bëri thirrje drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që të marrë masa për të ndaluar sulmet ndaj gazetarëve dhe shoqërisë civile.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …