Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin Kurti, ka ndërhyrë  jashtëligjshëm në garën për pushtet në Maqedoninë e Veriut, duke bashkuar forcën e saj me koalicionin e partive opozitare shqiptare në koalicionin VLEN. Me tre kandidatë për deputetë, në krye me këshilltarin e kryeministrit, Bekim Qoku, Albin Kurti pretendon të jetë në skenën politike maqedonase, duke u bërë pjesë VMRO-në me partinë e cila ka luftuar kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtar në vitin 2001.  Në garën për kryetare  Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së, ka arritur të mbajë një avantazh të qëndrueshëm në raundin e parë, duke u përballur me presidentin aktual, Stevo Pendarovskin, në një raund të dytë votimi. Ndihma e ofruar nga Qeveria e Kosovës për kandidatin Taravari dhe koalicionin VLEN shënon një ndërhyrje të hapur në politikën maqedonase. Kjo ndihmë e pa precedent dhe e jashtëligjshme ka shkaktuar debate dhe polemika, duke përfshirë çështjen e një plani të propozuar nga OSBE për shtendosjen e situatës në veri të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …