leoni

Bilall Sherifi: Fatmir Limaj do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të Nismës në zgjedhjet e sotme

Bilall Sherifi: Kosova po ofron Asociacionin vetëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pa përfituar asgjë më shumë

Ish-deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj letrës së Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, drejtuar Asamblesë Parlamentare, ku thuhet se Qeveria e Kosovës po punon për draftin e Asociacionit në këmbim të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Sherifi thekson se ka kaluar koha kur Asociacioni mund të shkëmbehej me njohje reciproke nga Serbia dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë Këshillin e Evropës dhe madje edhe Kombet e Bashkuara. Sipas tij, tani themelimi i Asociacionit po ofrohet vetëm për pranim në Këshillin e Evropës dhe as kjo nuk është e sigurt. Iku koha  kur Asociacioni mund të shkëmbehej me njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia që për pasojë me automatizëm Kosova do të pranohej në Këshillin e Evropës, do të njihej nga 5 shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur dhe me shumë gjasë edhe anëtarësim në OKB.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …