leoni

Arben Gashi

Arben Gashi: LDK do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme, nuk ka vija të kuqe për asnjë parti

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur për çështje të ndryshme që prekin aktualitetin politik në Kosovë, përfshirë zgjedhjet e parakohshme, takimin ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, si dhe dështimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Gashi ka deklaruar se LDK do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme nacionale, pavarësisht se kur do të mbahen ato. Ai theksoi se LDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike.  Lidhur me takimin ndërmjet kryeministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Krasniqi, Gashi nuk e sheh si problematik apo si shenjë të ndonjë hatër mbetjeje. Ai e konsideron këtë takim si të drejtë dhe të natyrshëm, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për të sulmuar PDK-në apo për të vënë në pikëpyetje bashkëpunimin e saj me Vetëvendosjen. Gashi shprehu shqetësimin për situatën aktuale dhe nevojën për veprime të koordinuara për të arritur qëllimet kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Gjykata Speciale dhe Albin Kurti, dy anë të së njëjtës përpjekje kundër UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas raportimeve për kërcënimet që …