Allen: Kosova i përket BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen ka vlerësuar se Kosova i përket Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ajo ka shkruar më tutje se ka pasur një diskutim të thellë me kryeministrin, Albin Kurti. “Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Kosova i përket Bashkimit Evropian dhe NATO-s” ka shkruar në platformën X, nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Ideologjia serbomadhe nuk është zhdukur me përfundimin e regjimit të Slobodan Millosheviqit

Historiani dhe diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se ideologjia serbomadhe e artikuluar në Memorandumin e …