Nevenka Tromp

Nevenka Tromp: Gjykata Speciale është krijuar për interesat politike të Serbisë

Ish-hetuesja në rastin e gjykimit të Slobodan Millosheviqit, profesoresha e Universitetit të  Amsterdamit, Nevenka Tromp, ka deklaruar se Gjykata Speciale e Kosovës është krijuar me motive politike në favor të Serbisë dhe kanë pasur  qëllim kryesor zbutjen apo përafrimin e Serbisë në një rrugë tejet të rëndë, sikur është dialogu i Brukselit. Kjo gjykatë ka një prapavijë të qartë politike. Ajo krahasoi situatën në Kosovë me veprimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, ku shpesh herë aktakuzat për krime lufte trajtohen në mënyrë selektive. Krimet e luftës po ndodhin çdo ditë, por vetëm një numër i përzgjedhur i këtyre krimeve në rajone të caktuara do të trajtohen në Hagë, tha Nevenka  Tromp, duke sugjeruar se ky seleksionim reflekton interesa politike specifike.  Nuk ka fare vëmendje të gjerë të publikut se çka po ndodh në Gjykatën Speciale. Kosova sigurisht i kushton vëmendje për arsye të kuptueshme, por edhe vendet e ish-Jugosllavisë nuk raportojnë mbi atë se çfarë po ndodh, saktësoi, ish-hetuesja në rastin e gjykimit të Slobodan Millosheviqit, profesoresha e Universitetit të  Amsterdamit, Nevenka Tromp.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …