leoni

Selami Hoti: Me 10 qershor 2024 organizohet festa “ Gala Kosova 25”  për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Republikës së Kosovës

Me 10 qershor të këtij viti bëhet një çerek shekulli nga fitorja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe NATO-s kundër ushtrisë e policisë pushtuese serbe, duke i dhënë fund masakrave dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Për ta festuar këtë datë historike e cila vuri themelet e lirisë dhe demokracisë në vendin tonë, ne po përgatitetmi që këtë 25 vjetor ta bëjmë të paharruar për të gjithë qytetarët e Republikë së Kosovës.Kjo festë Gala është konceptuar të jetë e ngjashme me festën e 4 korrikut, ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vendi dhe koha e ngjarjes: Data: 10 qershor 2024 Ora: 19:30 Vendi: Memoriali Kombëtar i UÇK-së në Marinë, Skenderaj.

Kosova 25 është 100% e financuar nga ndërmarrje dhe qytetarë nga Kosova. Për këtë projekt do kemi poashtu mbështetje teknike/logjistike nga Qeveria Republikës së Kosovës dhe Komuna e Skenderajt. E gjithë ngjarja është planifikuar, projektuar, operuar dhe paguar nga shqiptarët për shqiptarët e Kosovës dhe më gjerë. Për të përmbushur shërbimet e nevojshme, ka një garancë mbështetëse për shpenzimet fillestare, vetëm nga një mik amerikan i shqiptarëve, Benito Mares nga Colorado, SHBA, i cili është mishëruar me vlerat e UÇK-së, dhe ndër të tjera ai ideoi, projektoi dhe ndërtoi Memorialin e Dëshmorëve në Marinë.

Programi fillestar i festës Gala “Kosova 25”, ka për qëllim: -Shprehjen e mirënjohjes dhe respektit për kontributin dhe sakrificën e të burgosurve politik, luftëtarëve të UÇK-së dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë ndër breza, -Ngritja e flamurit nga Garda e Nderit të FSK-së, gjersa bendi i tyre do të intonojë himnin kombëtar dhe shtetëror,

-Fjalë rasti nga pjesëmarrës të shquar në luftën e Kosovës për liri,

– Mesazhe nga personalitete amerikane dhe europiane që kontribuan për lirinë e Kosovës,

– Përformime nga muzikantë të shquar të skenës dhe vallëtarë profesionistë. -Finalja e madhe’ do të jetë një shfaqje madhështore fishekzjarresh që do të mbush qiellin e mbrëmjes duke sjellur emocione të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Media: E gjithë festa do të transmetohet drejtpërdrejt përmes kanaleve televizive kombëtare. Shumë detaje të tjera do të jenë të disponueshme së shpejti, por ju lutemi planifikoni mbrëmjen tuaj të 10 qershorit për pjesëmarrje në KOSOVA 25.

Përzemërsisht,

Kosova 25 Gala Bordi Drejtues I Fondacionit

  1. Kontributet tuaja janë të mirëseardhura përmes:

Email: [email protected]

www.kosova25.org

KOSOVA 25

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …