leoni

Rexhep Ahmeti: Nga arkiva e tij, shkencë dhe art

Rexhep Ahmeti: Nga arkiva e tij, shkencë dhe art

(Ribotim)
Rexhep Ahmetin, e kisha shok e vëlla ideali, bashkëveprimtar, Ay më angazhoi të veproja më tej përkrah shokëve dhe shoqeve në ilegalen revolucionare shqiptare.
Rexhep Ahmeti gjatë LÇ-re, kreu detyra me rëndësi, si Ish-Komisar Politik i UÇK-së Heroike, bashkë me shokun, Ali Jonuzi bashkëluftëtar i orëve të para me Komandantin legjendar, Adem Jashari, gjatë LÇ-re në ZOSH-141 e drejtuan sektorin, “Për moral dhe politikë”.
Rexhepi, tani nuk jeton vetëm fizikisht në mesin tonë.
Lavdi jetës dhe veprës heroike të Rexhep Ahmetit!
Vazhdon REBELIM I  POETIT FADIL SHYTIT
Nga përmbledhja poetike, “Revoltë” Prishtinë, 2014.
  BESËPRERËVE
(Revolte ndaj atyre veprojnë  kundër Ribashkimit të Shqipërisë)
Me një fytyrë dukeni,
Njëmijë fytyra i keni,
Si minj labirinteve breni,
Të dështuar jeni!
Mashtrues të çoroditur,
Ah! Populli s’ po u njeh,
Juve, o të babëzitur!
Veçse, sherrin po ua sheh!
Ju e shkelni besën, nderin!
-E përdhosni dhe Flamurin,
Ju lirisë, ia pini gjakun,
Atdheut, ia prishni nurin!
Geni juaj, mostër e keqe!
Atdheut, po i sillni veç kobe.
Nga prapakthimet kryeneçe,
Mbytë ideja juaj robe!
A ka ku të shkojë më qartësi poetike dhe jetësore ndaj atyre që duhet  të revoltohemi të gjithë, sepse ne të gjithëve, besëprerët, na e humbin KOLEKTIVEN SHQIPTARE,
SHPIRTIN SHQIPTAR (besën, flamurin, nderin, lirinë, ATDHEUN),
IDENTITETIN E SHENJTË KOMBËTAR dhe në vend të tyre besëprerët “tanë”,
na e “zbardhëllojnë” jetën tonë kolektive me vepra të poshtra, sherre në nivel kombëtar, me kobe e ide robe,-siç shprehet poetikisht e fuqishëm poeti i revoltuar shqiptar, FADIL SHYTI.
2 Dhjetor, 2014 në 9.34
Zgjodhi: Xhemil Zeqiri
22 Maj, 2024

Kontrolloni gjithashtu

Selami Hoti: Sot, në këto ditë historike për kombin tonë, nderojmë dhe kujtojmë të gjithë/a të rënët/at nga mbarë shqiptaria

Me shkas… URIME DITA E LIDHJES SË PRIZRENIT 10 Qershor, 1878 -10 Qershor 2025, 146 …