Ditëlindja e 100-të e babës Shaban.
Sot Baba Shaban, njëherit shkolla fillore që me krenari mbanë emrin e tij, kanë ditëlindjet e tyre.
Baba Shaban tërë jetën e tij ia kushtoi Kosovës, edukimit të brezave të rinj, duke u bërë kështu mësuesi që edukoi e frymëzoi shumë breza me vlera tona patriotike, për t’i dalë zot atdheut.
Ai bashkë me babushin Hamëzen e Komandantin Legjendar Adem Jashari, qysh në vitet e 90-ta kishin vendosur që të luftojnë për Lirinë tonë kurse mbështetje të madhe logjistike kishin mixhën e dashur Rifat i cili vepronte e ndihmonte nga Gjermania.
Baba Shaban, bashkë me djemtë, gratë e familjes, nipa e mbesa, luftuan për tri ditë pa u ndalur kundër një ushtrie të tërë çetnike dhe ra heroikisht për të mbetur përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme.
Urime ditëlindja Baba Shaban, jetoj e punoj me mësimet tua!
Urime dita e shkollës nxënës e mësimdhënës të shkollës fillore “Shaban Jashari” në Skenderajt!
Lavdi dëshmorëve të kombit tonë!
![Mund të jetë një imazh i 1 person](https://scontent.fprn13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/445179960_993788215446954_1553681470394712786_n.jpg?stp=cp6_dst-jpg&_nc_cat=109&ccb=1-7&_nc_sid=5f2048&_nc_ohc=WrBqOfuLyq0Q7kNvgH9OFJ6&_nc_ht=scontent.fprn13-1.fna&oh=00_AYANdTN0Vzp9F0QI49j1vUBYS3SsWpW-7C9vBgk3r3pGIw&oe=66539BA1)