Pas Amerikës, BE-së dhe shteteve të tjera ka reaguar edhe Franca lidhur me veprimet e fundit të Policisë, në Veri të Kosovës

Pas Amerikës, BE-së dhe shteteve të tjera ka reaguar edhe Franca lidhur me veprimet e fundit të Policisë në Veri të Kosovës. Parisi  zyrtar  ka bërë të ditur se janë të shqetësuar për veprimet e fundit që çuan në mbylljen e zyrave të bankave postare serbe në Veri të Kosovës.  Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës “këto veprime të reja të njëanshme kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve dhe rrezikojnë diskutimet e vazhdueshme, nën patronazhin e Bashkimit Evropian, që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme për personat e prekur nga zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës”. Më tej në reagim thuhet se veprimet e Kosovës ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë dhe shkojnë kundër përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, parakusht për realizimin e perspektivës evropiane të  të dyja  vendeve. Franca u bën thirrje autoriteteve në Kosovë  që të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i njëanshëm.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI përshëndet dhe mirëpret Vendimin ekzekutiv të Presidentit Bajden për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet dhe mirëpret vendimin ekzekutiv të Presidentit të Shteteve të Bashkuara …