AAK

Qeveria-Kurti nuk ka ndërmarrë asgjë për të lehtësuar votimin e diasporës në ambasada e nëpër konsullata, thotë Besnik Tahiri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk ka ndërmarrë  asgjë për të lehtësuar votimin e diasporës në ambasada dhe nëpër konsullata, ashtu siç parashihet me Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme, i cili është miratuar vitin e kaluar. Kryeministri Albin Kurti e ka kuptuar se nuk e ka më mbështetjen e diasporës, andaj nuk po ndërmerr veprime për ta zbatuar ligjin në praktikë. Ai  konfirmoi  se AAK-ja nuk do të përkrah asnjë mocion për shpërndarjen  e Kuvendit. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në konferencë për medie  tha se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë hap konkret për zbatimin e ligjit dhe kjo qasje e qeverisë është një krim që po ndodh ndaj diasporës. Kritika në drejtim te Qeverisë ka adresuar edhe edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila tha se qeveria qëllimshëm po e zvarrit edhe sjelljen në Kuvend të ligjit për mërgatën.

Kontrolloni gjithashtu

BDI përshëndet dhe mirëpret Vendimin ekzekutiv të Presidentit Bajden për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet dhe mirëpret vendimin ekzekutiv të Presidentit të Shteteve të Bashkuara …