Kryeministri Edi Rama mbajti fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, në Shkodër

Edi Rama: Kam interes të veçantë ta shoh përfundimin me sukses të procesit të dialogut në mes të Kosovës e Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është cituar të ketë deklaruar se  në një takim në Tiranë me sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron, ka biseduar edhe për ecurinë e proceseve të paqes dhe të bashkëpunimit në rajon.  Ai në një konferencë të përbashkët për media pas takimit se Mbretëria e Bashkuar  është shprehur se ka  interes të veçantë që ta shohë përfundimin me sukses të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të cilin tha se ka rrezik për kthim mbrapa. Lordi Cameron është një mbështetës i vendosur i këtyre proceseve dhe dihet botërisht që Mbretëria e Bashkuar ka shprehur vazhdimisht një interes të veçantë për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve rajonale dhe për të parë përfundimin me sukses edhe të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka pasur hapa pozitivë, por ku në vijimësi ka edhe ngecje në vend apo në vijimësi dihet edhe rreziku i kthimit mbrapa”, ka thënë Rama. Paraprakisht, Edi Rama  përmendi fillimisht se me kryediplomatin anglez kanë diskutuar lidhur me përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, për të cilin tha se është një projekt strategjik me rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

BDI përshëndet dhe mirëpret Vendimin ekzekutiv të Presidentit Bajden për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet dhe mirëpret vendimin ekzekutiv të Presidentit të Shteteve të Bashkuara …