Kosove - Shba

Kosova nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me Amerikën kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Amerika dhe BE-ja kanë lansuar Mekanizmin e Koordinuar për Ballkanin Perëndimor, i cili fokusohet në luftimin e manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja dhe ndikimit, përfshirë dezinformimin dhe propagandën. Ky mekanizëm do të forcojë integritetin e informacionit në rajon dhe do të ndihmojë partnerët lokalë të adresojnë kërcënimet e FIMI-së duke zvogëluar aftësinë e Rusisë dhe Kinës për të kryer fushata propagande. Mekanizmi u krijua pas një takimi të Këshillit Ministror Amerikë-BE për tregti dhe teknologji në Belgjikë. Gjatë vizitës së nënsekretares amerikane për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet Allen, më 19 maj, Kosova nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me SHBA-në kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja, duke u bërë vendi i 15-të që përkrah Kornizën amerikane për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …