Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi shtetin e Izraelin që menjëherë të ndalë krimet në jug të Gazës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi shtetin e Izraelin që menjëherë të ndalë ofensivën e tij ushtarake në Rafah, në jug të Gazës. Sipas GJND-së, Izraeli duhet të ndalë edhe çdo veprim tjetër në Rafah, që mund të përkeqësojë jetesën e palestinezëve në Rafah të Gazës. Ka pak të ngjarë që të zbatojë një urdhër të tillë, teksa GJND-ja tha se situata në Rripin e Gazës është përkeqësuar. Afrika e Jugut i kishte kërkuar gjykatës, me seli në Hagë, që të urdhërojë ndalimin e ofensivës izraelite në Rafah dhe tërheqjen e trupave nga i gjithë Rripi i Gazës. Vetëm pak ditë më parë, një prokuror i kërkoi GJND-së të miratojë urdhër-arrestet për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu si dhe disa liderë të Hamasit.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …