Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me familjarë, bashkëluftëtarë, miq e qytetarë të shumtë dhe në përkujdesjen e togut të nderit të FSK-së, i dhenë lamtumirën e fundit luftëtari i UÇK-së, Hasan Morina nga fshati Dejnë i Rahovecit. Hasani, ishte i dashur, gjithnjë i buzëqeshur dhe i afërt me bashkëluftëtarët dhe me të gjithë ata që e kanë njohur. Ai do të kujtohet për angazhimin e tij të drejtpërdrejtë në UÇK, në zonën e Anadrinit e më pas edhe në Pashtrik, si pjesë e Operacionit “SHIGJETA”. Bashkëndiejmë me dhimbjen për vdekjen e Hasanit dhe u shprehim ngushëllimet e thella familjes Morina, miqve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve! Qoftë i paharruar kujtimi për Hasan Morinën! E pastë të lehtë mbi varr dheun e Kosovës! Ka thënë kryetari Latifi në fjalën e tij.