epa09926442 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti speaks during a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (unseen) at the Chancellery in Berlin, Germany, 04 May 2022. Kurti and Scholz met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER

Albin Kurti, falënderoi partnerët perëndimorë për qëndrimin pro Kosovës, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Kryeministri, Albin Kurti, ka falënderuar partnerët perëndimorë për qëndrimin e tyre në krah të Kosovës, pas votimit të suksesshëm për avancimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s prej pozicionit të një vëzhguese të thjeshtë në anëtare të asocuar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar partnerët perëndimorë për qëndrimin në krah të Kosovës. Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s. Kuvendi tash ka statusin e anëtarit të asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë”, ka shkruar Kurti në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …