Festivali folklorik “Oda e Llapushës” mbahet më 1 dhe 2 gusht

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës dhe më gjerë, artdashësit, rapsodët, shoqëritë kulturo-artistike, ansamblet e këngëve dhe valleve nga të gjitha trevat shqiptare se, më 1 dhe 2 gusht, prej orës 19:00, Komuna e Malishevës organizon edicionin e tretë të Festivalit folklorik mbarëkombëtar “Oda e Llapushës”. Festivali organizohet në kuadër të shënimit të ditëve të mërgatës. Festivali ka karakter garues dhe në të do të prezantohen vlera të mirëfillta të folklorit shqiptar. Krahas festivalit, do të organizohet edhe Panairi artizanal. Në festival do të marrin pjesë rapsodë, grupe folklorike, shoqëri kulturo-artistike dhe grupe të valleve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …