Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë, rikonfirmon se akuzat për krime lufte lidhen me tërë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë  rikonfirmon se se akuzat për krime lidhen me tërë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe jo vetëm me disa individë të veçantë. Ky deklarim u bë gjatë një përplasjeje me mbrojtjen e të akuzuarve, në lidhje me një artikull të “New York Times” që pretendon përfshirjen e UÇK-së, në një krim të kryer në Bardh të Madh. Gjatë seancës, prokurori Matt Halling pyeti gazetarin, Nuhi Bytyqi për njohuritë e tij lidhur me artikullin që përshkruan se UÇK-ja, kishte vrarë nëntë pengje pasi forcat serbe rimorën kontrollin e një mihjeje të thëngjillit. Nuhi Bytyqi mohoi të kishte dëgjuar për këtë ngjarje, si në atë kohë ashtu edhe deri më sot. Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, kundërshtoi përfshirjen e këtij materiali, duke kërkuar nga prokuroria të shpjegonte relevancën e tij, pasi nuk është pjesë e aktakuzës. Prokurori Halling, në përgjigjen e tij, theksoi se akuzat qendrore janë për krimet e kryera nga UÇK-ja si një njësi e tërë.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …