Një ekip mobil i FSK-së mbajti një trajnim me mortaja bashkë me Organizatën Menaxhimit të Trajnimit të Asistencës së Sigurisë

Një ekip mobil i FSK-së mbajti një trajnim me mortaja bashkë me Organizatën Menaxhimit të Trajnimit të Asistencës së Sigurisë

Një ekip mobil i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar një trajnim me mortaja bashkë me Organizatën nga ShBA-ja të Menaxhimit të Trajnimit të Asistencës së Sigurisë. Në njoftimin e FSK-së bëhet e ditur se pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, kurse pjesa praktike e trajnimit është zhvilluar në poligonin në Melle të Shqipërisë.  “Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të artilerisë, avancimin e operimit me sistemet e armatimit, ngritja e aftësive taktike, rritjen e saktësisë në objektivat e qitjes, me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtareve te FSK-së”, thuhet në njoftim. Më tej, FSK-ja tha se profesionalizmi, disiplina, përkushtimi e besimi i ndërsjellë me aleatët e Kosovës kanë ndikuar në ecjen dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin 10-vjeçar të tranzicionit.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …