Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo raporton për dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut

Gjykata e Apelit ka liruar nga akuza për korrupsion, ish-ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo dhe sekretarin, Kapllan Halimi

Gjykata e Apelit ka liruar nga akuza për korrupsion, ish-ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo, i cili para një viti ishte është dënuar nga themelorja me 3 vjet burg efektiv. Pos Rakallos, Apeli ka liruar nga akuzat edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Kapllan Halimi, i cili ishte dënuar nga shkalla e parë me 2 vite e 6 muaj burgim efektiv. Në aktgjykimin e shpallur me 21 qershor 2024, Apeli ka vërtetuar pafajësinë për të akuzuarit Shefki Zeqiri, Ekrem Gjoka, Lindar Krasniqi, Shkelzen Morina, Leon Thaçi dhe Albana Zeqiri, të cilët edhe nga Gjykata Themelore e Prishtinës ishin liruar nga akuza, me 1 qershor 2023, pasi që nga provat e administruara nuk ishte vërtetuar se janë përfshirë në kryerjen e veprës penale për të cilën janë akuzuar.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …