Sekuestrohen tre mijë e dyqind e pesëdhjetë pako cigare 

  Me datën 29 qershor 2024, reth ores 08:20 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë,njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, kanë ndalur një automjet Skodame targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari F. L., mashkull i moshës madhore. Gjatkontrollimit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar një sasi prej tre mijë e dyqind epesëdhjetë (3250) pako  cigare. Prej të cilave 1500 pako të llojit Marlboro, ndërsa pjesa tjetër e llojit Winston.  
Pasi që i dyshuari nuk posedonte dokumente përkatëse për cigaret që transportonte, nëkonsultim me prokurorin e shtetit, ato janë sekuestruar, mbi dyshimin se të njëjtat ishin të  kontrabanduara.   Lënda dhe malli i sekuestruar i është dorëzuar autoritetit Doganorë të Kosovës për  procedurë të mëtejme.   

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …