Disidenti i njohur i Turqisë, Fethullah Gylen, për të cilin kryetari i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se qëndron prapa grusht shtetit, e ka mohuar një veprim të tillë. Organizata që ai e drejton është deklaruar kundër grusht shtetit dhe kundër përfshirjes së ushtrisë në politikat e Turqisë. “Fethullah Gylen dhe organizata e tij ka thënë se është angazhuar për paqe, dhe dënojmë përfshirjen e Turqisë në politikën e Turqisë”, është thënë në reagimin e organizatës së Gylenit. Në anën tjetër edhe kryeministri turk Binali Yildirim ka thënë se situata në Turqi është nën kontroll dhe ka shtuar se grusht shteti ishte akt i rebelëve që përkrahin Fethullah Gulenin.
Kontrolloni gjithashtu
Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate
Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …