Forcat e Armatosura turke

Forcat e Armatosura turke nuk ishin të përfshira në grushtin e shtetit, por vetëm një segment i tyre

Ende nuk ka të dhëna zyrtare për ata që e kanë udhëhequr  përpjekjen për grusht shteti  në Turqi, dhe cila është mbështetja që gëzon në radhët e ushtrisë. Megjithatë, në një deklaratë, Ministria e Jashtme u kujdes të ndajë pjesëmarrësit në grusht me pjesën tjetër të ushtrisë. “Forcat e Armatosura turke nuk ishin të përfshira në grushtin e shtetit. Ishte një klikë brenda forcave të armatosura që morën një përgjigje të merituar nga populli ynë”, thuhej në deklaratë. Raportimi i fundit Hurriyet thotë se 754 anëtarë të forcave të armatosura turke janë arrestuar për përfshirje në grushtet. Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdağ, ka bërë të ditur se një total prej 754, kryesisht oficerë ushtarakë, janë arrestuar mbi akuzat për përpjekje për grusht shteti.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …