Edhe pas takimit që zgjati tri orë mes minatorëve e menaxhmentit të Trepçës, nuk u arrit asnjë rezultat konkret. Minatorët kanë vendosur të vazhdojnë grevën dhe të mos kthehen në punë derisa të ekzekutohen pagat e vonuara për dy muaj. Menaxhmenti ka kërkuar bashkëpunimin e minatorëve për të kapërcyer situatën e rëndë financiare, ndërkohë që nuk ka ende një datë të saktë për ekzekutimin e pagave. Kryeshefi i Trepçës, Bashkim Kurti, ka paralajmëruar një takim të mëvonshëm me Bordin për të kërkuar zgjidhje, ndërsa Ministria e Ekonomisë nuk ka ofruar ndonjë reagim. Sindikata e Pavarur e Minatorëve e ka akuzuar menaxhmentin dhe qeverinë për mungesë të interesit dhe ka paralajmëruar mundësinë e migrimit të minatorëve nëse situata nuk përmirësohet.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
