Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” ende nuk i kanë marrë pagat e muajit qershor dhe korrik

Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” ende  nuk i kanë marrë pagat e muajit qershor dhe korrik, ndërkohë që menaxhmenti i Ndërmarrjes “Trepça” dhe Bordi Mbikëqyrës nuk kanë ndonjë datë të saktë se kur do të bëhet ekzekutimi i tyre. Menaxhmenti së bashku me Bordin Mbikëqyrës dhe në komunikim të vazhdueshëm me Qeverinë janë duke u angazhuar që ditëve në vijim të ekzekutohen pagat e muajit qershor”, ka thënë Donika Osmani-Mehmeti. Qeveria e Kosovës ditë më parë tha se është e “përkushtuar” për të përkrahur ndërmarrjen Trepça, për zhvillim dhe rritje të potencialit ekonomik, por i bëri thirrje menaxhmentit të saj t’i ulë shpenzimet dhe ta rrisë prodhimin. Në Trepçë punojnë gjithsej 1.200 minatorë, derisa paga mesatare e tyre, është 740 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Lirjona Sylejmani: Kur dëgjoj togfjalëshin UÇK, shoh babanë, axhën dhe dëshmorët

Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit Bajram Sylejmani, në fjalën e saj para pjesëmarrësve të “Marshit …