Shaip Kamberi

Shaip Kamberi akuzon Serbinë për shtimin e presionit kundër shqiptarëve, para protestës së paralajmëruar

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka denoncuar shtimin e presionit ndaj shqiptarëve  pas paralajmërimit të protestës “Për Identitet e Dinjitet” që do të mbahet të hënën e ardhshme. Kamberi ka akuzuar autoritetet serbe për poshtërime  dhe arrestime, duke përmendur rastin e një qytetari të arrestuar për një koment në në lidhje me protestën. Kamberi ka theksuar se arrestimi i këtij qytetari, nën akuzën për “nxitje të urrejtjes ndërnacionale”, është një përpjekje për të frikësuar organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës. Ai ka kritikuar qasjen selektive të autoriteteve ndaj dhunës dhe urrejtjes, duke theksuar se fushatat antishqiptare dhe veprimet represive janë përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga kërkesat legjitime të shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …