Përparim Gruda, ka kritikuar ashpër konferencën e Vetëvendosjes para Prokurorisë Speciale, për rastin e Astrit Deharit

Koordinatori i PDK-së për Drejtësi, Përparim Gruda, ka kritikuar ashpër konferencën e Vetëvendosjes para Prokurorisë Speciale, për rastin e Astrit Dehari. Ai ka përmendur djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore, duke thënë se për më shumë se tri vjet nuk kanë zbardhur asgjë për rastin, andaj kjo konferencë është e turpshme dhe e papranueshme. Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre vjet në pushtet, gjatë të cilëve nuk është bërë asgjë për të zbardhur rastin Dehari, përkundrazi Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë, sot LV-ja vendosi të organizojë një konferencë për media para Prokurorisë Speciale, duke kërkuar drejtësi për Astrit Deharin. A është kjo drejtësia që keni premtuar qytetarëve të Kosovës dhe familjes Dehari? Kjo është e papranueshme dhe e turpshme”, ka shkruar Gruda në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …