Miroslav Lajcak

Mirosllav Lajcak thotë se pretendimet për gjoja kundërshtimin e BE-së ndaj hapjes së Urës mbi Ibër, janë mashtruese

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, ka reaguar kundër  pretendimeve në të cilat thuhet se BE-ja është kundër hapjes së Urës mbi lumin Ibër, duke i quajtur ato mashtrime. Lajcak ka sqaruar se çështja e urës së Mitrovicës duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, në Bruksel, duke nënvizuar   se vendosja e zgjidhjeve të imponuara kundër vullnetit të qytetarëve të prekur,  nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve. Ai shtoi se do të diskutohet në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes për hapjen e urës, duke nënvizuar rëndësinë e ndjeshmërisë ndaj pakicave në procesin e qeverisjes së mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj për 26-vjetorin e Policisë: “Të mbrosh e të shërbesh” mbetet motoja jonë

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e themelimit të këtij institucioni. …