BDI: Qeveria monoetnike me urdhër të Vuçiqit arreston ushtarë të UÇK-së

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh dëshpërim të thellë me veprimin tejet tendencioz dhe të përsëritur të institucioneve të vendit ndaj ish ushtarit të UÇKsë Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe është arrestuar në Shkup.  Humbësit e zgjedhjeve, vazalët puthadorë në qeverinë monoetnike, të cilët nuk kanë legjitimitetin e votuesve shqiptarë, por janë të preferuarit e VMRO-së, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin kombëtar sepse atij vetëm iu ndryshua masa e sigurisë, ndërsa dje, policia vendosi ta arrestojë përsëri dhe ta dërgon në paraburgim aktiv. Poshtërimi çdo ditë po thellohet dhe nuk kalon asnjë ditë e vetme pa skandal.  Për vetëm 50 ditë qeverisje pa legjitimitet, VazaLENi zhbëri  të gjitha të arriturat kombëtare dhe së fundmi duke poshtëruar edhe ish ushtarët e UÇK-së me urdhër të drejtpërdrejtë nga Vuçiqi dhe Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …