Mustafë Krasniqi

 Mustafë Krasniqi: Librat e nivelit të I dhe II-të “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” u shpërndan për  nxënësit e mërgatës shqiptare nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë 

Ogerta Manastirliu Ministre e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, në postimin e saj thekson se për vitin e ri shkollor 2024/25, që është shpallur “Vit i Gjuhës Shqipe“, për 
nxënësit e shkollës shqipe në mërgatë ndan mbi 14 mijë libra “Gjuha shqipe dhe Kultura 
shqiptare”, të cilat do të jenë në duart e nxënësve, për ata nxënës që ndjekin mësimin 
plotësues në gjuhën shqipe. 
Manasterliu tha: “librat e Nivelit I dhe II, të financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, 
po dërgohen nga Qendra e Botimeve për Diasporën pranë selive tona diplomatike, për 
nxënësit dhe mësuesit e diasporës, që me shumë dashuri dhe përkushtim mësojnë me këto 
tekste gjuhën e bukur shqipe dhe njihen me traditat dhe kulturën shqiptare”. 
Nxënësit e shkollës shqipe në mërgatë- diasporën shqiptare, nga shtatori 2024-2025, kur dhe 
fillon viti i ri shkollor do të pajisen me librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” për dy 
nivelet, të nivelit të I dhe II-të. Vlen të theksohet se një meritë të veçantë përpos QBD-së ka 
edhe Këshilli Koordinues i Arsimtarëve të Diasporës (KKAD), i cili në botimin e I-ë i kishte 
dy recensent, ndërsa në botimin e II-të ka një recensent. 
 Kjo parapërgatitje dhe përgjegjësi institucionale tregon se institucionet tona janë të 
interesuara shkolla shqipe me mësim plotësues të jetë funksionale. Aty ku ka fëmijë të 
mërgatës shqiptare të ketë shkolla shqipe dhe të mbushen klasat me nxënës, me qëllim që 
përmes mësimit plotësues ta ruajnë gjuhën amtare, shqipen e bukur. Duke e ruajtur gjuhën 
amtare, ruajmë lidhjen me gjuhën e gjyshit, atdheun, mbi të gjitha ruajmë identitetin dhe 
kulturën kombëtare shqiptare. 

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …