Maqedonia

Me anë të pastrimit të listës së votuesve në IRJM mund të ju mohohet e drejta e votimit dhjetëra mijëra votuesve shqiptar

Në emër të pastrimit të listës së votuesve në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë mund të ju mohohet e drejta e votimit dhjetëra mijëra votuesve shqiptar. Njoftohet se shumica e tyre që do të ju mohohet e drejta e votimit janë nga diaspora shqiptare. Organizata OBRIE ka tërhequr vërejtjen se procedura e verifikimit të votuesve është e tillë që votuesit të heqin vet dorë nga verifikimi i tyre në listat e votuesve. Procedura burokratike e verifikimit të votuesve është dekurajuese për votuesit dhe kjo mund të ndikoj që ata të heqin dorë nga verifikimi i emrave të tyre në listat e votuesve dhe ç’është më e keqja ky do të ishte edhe heqja e tyre e përjetshme nga listat e votuesve. Organizata OBRIE ka bërë të ditur se mundësitë të cilat u janë dhënë mërgimtarëve të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë për t’u verifikuar, në vend se ta lehtësojnë procesin e verifikimit ato e vështirësojnë atë.

Kontrolloni gjithashtu

Salih Mustafa

Gjykata speciale hedh poshtë ankesën e Salih Mustafës për shkelje të Kushtetutës në dënimin me 15 vjet burgim

Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë ankesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i …