Kryeministri Kurti, u takua me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin, Murati

Kryeministri Kurti, sot  ka pritur në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, me të cilët ka diskutuar për fuqizimin e FSK-së. Kurti ka shkruar se ka një mëngjes pune në kryeministri me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin, Murati. Diskutuam planet dhe mbështetjen e Qeverisë që asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë. Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …