Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se gjatë këtyre tri viteve janë investuar 249 milionë euro në armatim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se gjatë këtyre tri vjetëve janë investuar 249 milionë euro në sistemet e armatimit. Ai tha se kjo shumë është pa përfshirë buxhetin e sivjetmë.  Janë orientuar sipas konceptit të blerjeve shtet me shtet. Blerjet janë investuar në bashkëpunim me ministritë përkatëse të vendeve të NATO-s prej të cilave kemi prokuruar, dhe janë sipas standardeve të  saj, sepse orientimi ynë është i qartë drejt anëtarësimit tonë në NATO dhe Bashkimin Evropian.  Ministri Maqedonci tha se blerjet realizohet duke u bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …