Zyra e Prokurorisë në Hagë, ka shkurtuar sërish listën edhe me 11 dëshmitarë në gjykimin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Zyra e Prokurorisë Speciale, në Hagë,  ka shkurtuar sërish listën edhe  me 11 dëshmitarë, në gjykimin kundër  krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky vendim u mor pas urdhrit të trupit gjykues në mënyrë që procesi gjyqësor të shkurtohet sa më shumë. Prokuroria e Gjykatës Speciale. tash ka larguar nga lista e dëshmitarëve edhe 11 persona, kurse dëshmitë e shtatë dëshmitarëve të tjerë do të pranohen me shkrim. Ajo nuk synon më të mbështetet në dëshmitë e njëmbëdhjetë  dëshmitarëve, por t’i dorëzojë me shkrim dëshmitë e shtatë dëshmitarëve, në vend që t’i thërrasë ata për të dëshmuar”, ka njoftuar Gjykata Speciale. Prokuroria është zotuar se do të vazhdojë edhe më tutje ta reduktojë listën e dëshmitarëve, duke synuar që rastin e saj ta përfundojë në prill të vitit 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …