leoni

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale. Ai ka shkruar se tani po kuptohet se qëllimi i pushtetit paska qenë pengimi i luftës së korrupsionit. “Zori i madh i Vetëvendosjes, që përmes ligjeve me kapë Prokurorinë e Shtetit, nuk paska qenë ‘lufta kundër korrupsionit’, por pikërisht ‘luftë për mundësimin e korrupsionit’. Duart e Dejona Mihalit në korrupsion e tendera milionësh, janë në të vërtetë duart e Albin Kurtit. Fjalimet me sulme të ashpra të Albin Kurtit mbi prokurorët dhe gjykatësit, paskan qenë paralajmërimi për prokurorë dhe gjykatësit që njerëzit e tij të vjedhin me duar të lira. Albin Kurtit i duhet një prokurori ku akuzat i shkruan dhe i përgatitë bashkë me Dejona Mihalin dhe jo një Prokurori që e shkruan akuzën e tyre”, ka shkruar mes tjerash Betim  Gjoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Vetëvendosje po e çon vendin drejt zgjedhjeve vetëm për Albulena Haxhiun

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve …