leoni

Kryetari i degës më të madhe të Vetëvendosjes në Drenas, Naim Qorri, jep dorëheqje bashkë me disa aktivistë e delegatë

Kryetari i degës më të madhe të Vetëvendosjes në Drenas, Naim Qorri, jep dorëheqje bashkë me disa aktivistë e delegatë

Kryetari i degës më të madhe të Vetëvendosjes në Drenas, Naim Qorri ka dhënë  dorëheqje bashkë me  dhjetëra delegatë të degës dhe aktivistë të qendrës në Drenas. Naim Qorri ka drejtuar akuza të shumta në drejtim të Enver Dugollit nga Qendra në Prishtinë dhe nga kryetarja e kësaj partie në Drenas, Egzona Tërdevci.  Ju njoftoj për dorëheqjen time pasi kohët e fundit, kemi përjetuar situata të padurueshme dhe denigruese nga udhëheqja e qendrës sonë, veçanërisht nga Qendra në Prishtinë me në krye Enver Dugollin. Kryetarja Egzona Tërdevci, që nga ardhja e saj në krye të degës sonë, së bashku me Enver Dugollin kanë punësuar individë në ndërmarrje publike dhe ministri të ndryshme në mënyrë të pandershme. Këta dy individë morën degën me 6000 vota në zgjedhjet qendrore, dhe për herë të parë morëm pesë asamblistë në zgjedhjet lokale. Megjithatë, për shkak të mos trajtimit të duhur të kërkesave, dy prej tyre tashmë nuk janë pjesë e Lëvizjes, thuhet mes tjerash në dorëheqjen e Naim Qorrit.

Kontrolloni gjithashtu

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka paralajmëruar marrëdhënie të shkëlqyera të Kosovës me Ganen

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka përshëndetur zgjedhjen e John Mahama Dramani …