leoni

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar sot, në Bruksel, me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerim, Gert Jan Koopman

Kryeministri Albin Kurti,  është takuar sot në Bruksel me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerim Gert Jan Koopman, me të cilin diskutoi mbi procesin e integrimit të Kosovës në BE, duke përfshirë perspektivën për avancimin e kandidaturës për anëtarësim në kontekstin aktual evropian. Në takim u trajtuan edhe çështje tjera të ndërlidhura me procesin e zgjerimit të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave edhe për nevojën e funksionalizimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, mbi parimet e pjesëmarrjes së barabartë për të gjitha shtetet e rajonit. Kurti tha se Kosova është e interesuar që Tregu i Përbashkët Rajonal të funksionalizohet, sidomos tani kur shënohet 10-vjetori i Procesit të Berlinit, dhe shtoi se kjo duhet arritur duke avancuar në drejtimin e afrimit të rajonit me standardet evropiane, si ato në fushën e ekonomisë, ashtu edhe ato në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup "njerëzish të fuqishëm" që nuk e duan Gjykatën Speciale

Prokurori Special amerikan, Jack Smith, i cili udhëhoqi dy hetime penale për kryetarin Trump, dha dorëheqjen zyrtarisht

Prokurori Special amerikan, Xhek Smith, i cili udhëhoqi dy hetime penale për Presidentin e zgjedhur …