Xhevë Avdyl Krasniqi – Lladrovci (1.6.1955 – 22.9.1998)

Mr. Sadete Islamaj: KRENARIA E GJAKUT TIM

Ka kohë që jam vënë para dileme për ta bërë këtë shkrim qoftë dhe në formë përkujtimi për heroinën e kombit tonë Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Përgjegjësia për të realizuar ashtu siç mëndoja unë ishte e madhe ngase gjithmonë më mbante pezull një dozë frike se a do mund ta pasqyrojë përmës këti vështrimi historinë e jetës së saj. Ky hezitim më nxiste që kohë pas kohe ta shfletoja poemën: „ Ngjarje nga vrragë kohe“, që babai Abdyli ia kishte dedikuar në ditën që e përcolli nuse për në shtëpinë e Fehmiut,më 21.01.1988.
Ishte fillim naji i vitit 1990,ulur në një kënd të oborrit para Fakultetit Filologjik në Prishtinë bashkë me Servetën ( motrën e Xhevës ) po bisedonim rreth gjendjes aktuale të kohës e në veçanti për lirimin nga burgu të bacë Adem Demaçit dhe s‘përmbahëshim dot nga gëzimi që një frymë e re politike veç sa kishte filluar në Kosovë. Në bisedë e sipër ajo nxorri nga pala e një libri këtë poemë dhe në shënjë respekti ma dhuroi. Për mua ishte një nderë i veçantë prandaj e ruajta më fanatizëm ndër gjërarat e mia të çmuara, madje edhe atëherë kur flakët e luftës bënë shkrumb e hi edhe shtëpinë tonë. Aso kohe as që më shkonte mendja se jeta e Xhevës do të mirrte një epilog të tillë. Duke e analizuar më kujdesë historinë e jetës së saj në prizmin e kohës kam ardhur në konkludim se vetë jeta e saj identifikohët me nocionin- Luftë. Duke e parë nga këndëveshtrimi im ky nocion e klasifikon veprimtarinë e saj përmës dy periudhave kohore: në atë të paraluftës si dhe gjatë luftës në Kosovë.
Në pjesën e parë përmblidhët shkollimi,përfundimi i studimëve dhe punësimi në gjimnazin e Kijevës si profësoreshë e gjuhës shqipe. Synimi i saj për të edukuar brezin e ri në vijën kombëtare ishte dhë njeri nga parimët kyç që e kishisht udhëhequr ndër vite. Kjo nismë e mbarë i ndërpritët padrejtësisht nga ish sistemi i kohës me preteksin se „ ka kryër veprimtari armiqsore që bije ndesh më kushtetutën e R.S.F.J“.
Filozofija e jetës e kishte mësuar të vepronte edhe atëherë kur rrëthanat ishin më absurde. E mbyllur në heshtje,duke e parë jetën në një prizëm tjetër, vëndosë të shkojë në familjën e Fehmiut. Gjatë asaj kohe Fehmiu po e vuante denimin e shqiptuar prej dhjetë vitësh në burgjët e Kroacisë nën akuzën „ për veprimtari armiqsore“.
Këtu fillon edhe odisejada e jetës së saj e pasqyruar mjaft mirë në vargjët e poemës: „ Në vend të kerrit për nuse, si nuse keni hapat e besës, fjalës të nderit dhe jetës“. Ajo është e çartë në veprime dhe përpiqët që brënda qëniës së saj ti ndryjë emocionët e dashurisë që kishte për Fehmiun duke i lënë hapsirë respektit dhe dashurisë njerëzore. Ky gërshetim ndjenjash e vë në pah karakterin e saj të fortë dhe virtytët e larta që posedonte para të cilave nuk heshtë as i Ati i cili në një moment përpiqët ta përsonifikojë figurën e saj komplekse: „ Shkuat nuse nëpër terr pa stoli, pa kerr pa Flamur sikur të ishe gur“. Në fakt këtu shfaqët ligjërimi lirik i përcjellur nga epizmi e që e nxjerr në pah udhëtimin e papërshkruar të babait më të bijën në një natë të ftoht dimëri që njëherit mund të jetë dhe shtëgëtimi më i rrallë në historinë e kombit tonë: „ Një krushk, një njeri, një Baba. Xhevë ! Është i yti Prind ! Në zemër mbanë një zjarr një prush“. Shpërthimit emocional dhe rrëfimit të sinqert nuk i shpëton as në momentët e mdarjës nga e bija atëherë kur përpiqėt ta sfidojë dhëmbjën, por për një çast emocionët ia zotërojnë arsyën duke e kthyër në pozicionin e babait sentimental: „ Me rastin e ndarjës nga ne në agimin e kësaj dite akoma pa dritë,në vend të buzëqeshjës-për kujtim na latë mallin e jetës dhe lotin tonë duke u rrokullisë për faqe më peshë gur mulliri“.
Kapitull të veçantë në jetën e saj shënon lufta në Kroaci dhe qëndrimi i saj i përkohëshëm në Gjermani. Aty u njoh për së afërmi më jetën e kurbetqarit i kuptojë plagët e shpirtit të tyre dhe mallin që kishin për atdhe. U përball edhe vet më atë realitet por për asnjë çast nuk e pushojë veprimtarinë në dobi të çështjës kombëtare. Kyçja e hershme në radhët e UÇK-ës ishte motivimi më i mirë që e nxiste të kthehej ilegalisht në Kosovë edhe atëherë kur një pjesën e madhe e popullatës tonë bënin gjum të rehatshëm në shtretërit e robërisë.
Më 11.03.1998, ajo bashkë më Fehmiun dhe një grup shokësh ( Bekim Berishas-ABEJA, Fatmir Limaj,Agim Bajrami, Ismet Jashari,Haxhi Shala,Mirush Daka,etj.) kalojnë kufirin shqiptaro-shqiptar dhe hyjnë në Kosovë.
Ashtu si Anteu mitik që më tërë forcën qëndron në këmbët e veta , vetëm kur është në truallin amë, ashtu u ndi Xheva posa hyri në Drenicë. Freskia e ati mengjesi e përziër nga një nostalgji e papërshkruar e rikthën atë gati dhjetë vite prapa, pikërisht në natën kur ajo kishte udhëtuar për tek familja e Fehmiut. Ç‘rastësi ! Tani ata po kthehëshin bashkë si krushq të lirisë të përcjellur nga ushtima e malëve të Dukagjinit e nën refrenin e vargjeve të D. Agollit: „ Nuk ka Shqipëri dhe Kosovë,por ka Shqipëri këtej Drinit dhe Shqipëri përtej Drinit“. Fillimisht vëndosën nė Rezallë,aty morën informacionët rreth zhvillit të luftimëve,pastaj u angazhua rreth sistemimit të vajzave të reja nėper brigada të cilat në mënyrë vullnetare ju bashkuan radhëve të UCÇK-ës posa e kishin kuptuar që Xheva është në frontet e luftës. Pas luftimeve të shumta nëpër Drenicë ajo me një grup të luftëtarëve të reja përqëndrohët në Baicë të Drenasit ku vëndosin ta mbajnë pikën e ashtuquajtur „ Të Tuneli“. Këtu arriti ta universalizojë përjetimin e saj të fort dhe të thellë duke e dëshmuar artin e saj luftarak edhe atëherë kur e kuptoi se i kishte ra heroikisht i shoqi në një luftë të ashpër e ballë për ballë më armikun. E përulur më respekt mbi jetën dhe qëndresën e Tij ajo vëndosi të luftojë e të merr hak. Pas një luftë të ashpër dhe të pabarabartë goditët në kokë nga një predhë mortaje dhe bije për t‘mos vdekur kurrë. U kthy në Drenicë për t‘iu bashkuar zërit të Shotës në luftën finale ndonëse deshira për ti parë trojet e bashkuara mbeti pengu i saj i vetëm. Më luftën dhe qëndresën e saj heroike ajo dëshmoi aftësitë e saj zotëruese prej një intelektualeje të mirfillët, bashkëshorteje besnike dhe luftëtare e madhe.
Ju kërkova në rrënjët e kohës.
U pashë si kuvendonit në Logun e Zanave,
Desha të jem pranë jushë
Që forcë i dhatë kësaj toke
Heroina të fisit arbërorë.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …