Shteti Nepal po përballet me shira të dendur e përmbytje të jashtëzakonshme. Mësohet se si pasojë e tyre, deri më tani janë mbytur dhjetëra persona e po aq janë zhdukur. Mediet atje njoftojnë se deri më tani, janë evidentuar 66 viktima dhe 69 të tjera të zhdukura. Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, sidomos në lugina dhe afër lumenjëve. Uji ka vërshuar brenda shtëpive dhe banuesit janë detyruar të hipin mbi qati. Poashtu janë bllokuar edhe autostradat. Autoritet kompetente të Nepalit kanë thënë se sasia e reshjeve ka arritur deri në 200 litra për metër katror!
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
