Doarsa Kica-Xhelili

Doarsa:  Të korruptuar jeni dhe të tillë do të ju mbajmë mend

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçles. Ajo ka shkruar se kjo qeveri është e korruptuar dhe se e tillë do të mbahet mend. “Ministri Sveçla, paska thënë në emision te Jeta Xharra, se nuk mund t’i bëj publik tenderat shkaku i Rusisë e Serbisë. PASULIN & GULLASHIN po e fshehni prej Rusisë a? Po ti o zotëri a e din që PASI që t’ia jepni tenderat dostave të juaj, ato bëhen publike? Ashtu edhe e kemi kuptuar sa të korruptuar jeni! Kontratën e IT-së që ke vendosur t’ia japësh për 15 milionë një kompanie të dyshuar për korrupsion në Shqipëri, s’e ke fshehur nga Serbia, por nga dhjetëra kompani të IT në Kosovë. E ke FSHEHUR, sepse ke ZGJEDHUR ta rrisësh çmimin nga 9 në 15 milionë, duke i zhvatur 6 milionë. E ky është vetëm NJË nga 270 milionët e juaj ndër tavolinë.  Të KORRUPTUAR jeni e të tillë do t’iu mbajmë mend, sepse nuk ju ka mbetur gjatë” ka shkruar deputetja Doarsa Kica Xhelili.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …